Ja sa fitojnë vetëm më një postim blogeret e njohura në Instagram

Instagrami është kthyer në një rrjet mjat të rëndësishëm për blogerët dhe kështu një trampolinë shumë e mirë për fitimin e të ardhurave. Dhe po flasim për shifra marramendëse.
Në disa raste, mundësitë e bërjes së parave mund të jenë befasuese, me blogeret e famshme që kapin mijëra dollarë fitime për një postim të vetëm.

Shoqëria e inteligjencës së medias sociale Blogmeter ka bërë një përllogaritje të shifrave që fitojnë disa prej influencuesve më të mëdhenj në ‘Instagram’.

Në top 10-shen është edhe Chiara Ferragni, e cila ndodhet në vend të gjashtë dhe ka afërsisht 16 milionë ndjekës. Për një postim në Instagram, blogerja e njohur paguhet rreth 12.000 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjafton t’i hedhim një sy veshjeve të saj, avionë privatë e pushimeve mjaft të kushtueshme, për të kuptuar kështu ndikimin ndikimin e madh në jetën e gjithsecilit, të këtyre blogerëve të modës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kurorën” e mban Huda Kattan. Ajo ka 31.8 milionë ndjekës dhe rrjedhimisht fiton 18.000 dollarë për një postim.

Në vend të dytë qëndron Cameron Dalls, i cili fiton rreth 17.000 dollarë, i ndjekur nga Jennifer Selter me një fitim prej 15.000 dollarësh.

Po ashtu, pjesë e listës janë edhe Nash Grier, Zoe Sugg, Julie Sarinana, Aimee Song, Danielle Bernstein dhe Liz Eswein

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?