Ja ushqimet që ndihmojnë imunitetin tonë në luftën kundër Covid-19

Që prej fillimit të pandemisë krah këshillave të shumta për kujdesin e higjenës,  mjekët kanë thënë që duhet të kemi dhe një ushqyerje të shëndetshme. Sipas tyre arma më e mirë kundër koronavirusit është forcimi i sistemit imunitar. E për të folur mbi këtë temë në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë nutricionistja,  Lida Ferrollari ku për të gjithë ndjekësit bëri një listë të ushqimeve që duhet të konsumojmë për të luftuar Covid-19. Ajo tha se nevojitet një dietë e ekuilibruar në të cilën  nuk duhet të mungojnë perimet dhe proteinat.

“Për Covid e rrëndësishme është një ushqim i shëndetshëm. Obeziteti ka qenë një nga problemet e Covid, jo vetëm se e kanë kaluar me pasoja të vështira por edhe pasojat që ka patur më pas vazhdojnë ti kenë akoma. Për të parandaluar problemet dhe për ti kaluar pasojat që le Covid më pas është rënia në peshë, gjithashtu edhe ushqimi i shëndetshëm.

Personat që kanë patur një jetë të çregullt dhe me një ushqim të ngarkuar me yndyrna shtazore kanë patur më shumë probleme me Covidin, qoftë në periudhën kur kanë qenë me virus qoftë dhe pas Covidit me pasojat që i kanë lënë pas. Duhet një dietë e ekuilibruar perimesh, proteina, yndyrna por të gjitha të kufizuara në sasi”– thotë ajo.

Për të gjitha ushqimet, proteinat që ju nevojiten për të mundur Covid-19 hidhini një sy videos.

Ditë e Re - Lida Ferrollari: Ushqimet që ndihmojnë imunitetin tonë në luftën kundër covidit

SHKARKO APP