Jam anëtar Komiteti, Me ka vesh me zor Pushteti! Më telefon vetë Arben Qameti!

Nga: Ylli Dylgjeri

Shëëëëët! Eshtë krijuar Komiteti! Komiteti i Eksperteve! Komiteti i 3 K-ve. Komiteti është Anonim, ku punon motra e gruas së Ministrit tim!

Komiteti sot është: No name, No face, No Number! Eshtë njësoj si ai Spitali që u tha fillimisht se do funksionojë për Pandeminë por pa lokacion! U fsheh spitali! U mbars mali e polli një Komitet. Bota i ndërton në publik e për publikun per 20 ditë. Tek Ne jo. Po punojmë si në rrethim!

Swiss Digital Desktop Reklama

Antarëve priten tu vihen edhe pseudonime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani nuk njihet, është misterioz, nuk i njihet as
në përberje dhe as kush e drejton, ndërkohe Komiteti paraqet njëherazi siguri dhe garanci sipas parimit:
Me forcat e veta!
Komiteti Eksperteve nuk nxjerr akte. Komiteti nxjerr vetem deklarata per shtyp pasi ndjehet vete i shtypur!
Dikush, aty me tha se nje nga antaret më popullor të Komitetit sapo bie qetesia ne pavion, ecen e kendon:

Jam anëtar Komiteti,
Me ka vesh me zor Pushteti!
Më telefon vetë Arben Qameti!

Me këngën kërkon ti shpëtoj të nesërmes. Por …letrat aty mbetet. Letrat nuk i vdes Covidi. Letrat do hapen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?