“Jam njohur me bashkëshortin që në moshën 15 vjeçe”, ish-ministrja Klajda Gjosha rrëfen historinë e saj të dashurisë

Historitë e bukura të dashurisë janë shumë frymëzuese për të gjithë. E tillë është edhe historia e Klajda Gjoshës. Është njohur me bashkëshortin në moshën 15-vjeçare në vitin e parë gjimnaz, kanë qenë shokë të ngushtë si fillim dhe më pas përjetuan një rrugëtim të bukur dashurie. Dashuri e cila i ka rezistuar jo vetëm kohës por edhe largësisë, pasi siç Klajda rrëfeu gjatë kohës që ajo studionte në Angli, bashkëshorti i saj ishte me studime në Itali.

E pyetur nga Ola nëse bashkëshorti i saj është një shok i ngushtë që e mbështet atë edhe në politikë, ajo tha se pa të nuk do të kishte mundur të vazhdonte asnjë ditë.

“Të kesh familje dhe të jesh në politikë është shumë e vështirë, nëse nuk ke një njeri që të kupton në orët e gjata të punës, të largimit nga shtëpia, të pamundësisë për t’u ndodhur fëmijëve në momente të vështira. Unë i kam lënë fëmijët edhe kur kanë qenë me 40 temperaturë, për arsye se kam qenë në fushatë dhe ka qenë e pamundur të qëndroja pranë tyre. Për mua është njeriu i jetës, është miku im më i mirë fillon nga këtu e vazhdon me pjesën e zemrës”, rrëfeu ish-ministrja e Integrimit.

Frutet e dashurisë së tyre janë Luisi dhe Greisi. Ajo tregoi se kur kthehet në shtëpi iu dedikohet e gjitha atyre dhe kalon kohë cilësore me ta. Klajda Gjosha ndau një moment të bukur dhe prekës në studion e Olës. Ajo tha se i biri para disa kohësh i kishte kërkuar të mos punonte kaq shumë, pasi ai kishte mbledhur  disa lekë që nëna i kishte dhënë për Vitin e Ri.

SHKARKO APP