Jeff Bezos bamirësi numër 1, në vitin 2020 dhuroi 10 miliardë dollarë

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë por dhe numri një përsa i përket bamirësive në vitin që lamë pas.

Sipas listës vjetore ‘The Chronicle of Philantropy’ shefi i Amazon është bamirësi më i madh, i cili gjatë vitit 2020 ka dhuruar 10 miliardë dollarë për donacione në lidhje me solidaritetin, jo-fitimprurëse dhe ndihma për të varfrit. Kjo është shifra më e madhe që është dhënë deri më sot për bamirësi.

Bezos, i cili ka rreth 188 miliardë dollarë pasuri, themeloi në vitin 2020 ‘Bezos Earth Fund’, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe deri më sot ka siguruar 790 milionë dollarë që do të shkojnë për 16 organizata.

“Sot, jam shumë i entuziazmuar të njoftoj lançimin e Bezos Earth FundNdryshimet klimatike janë një nga kërcënimet më të mëdha për planetin tonë. Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar rrugët ekzistuese që luftojnë ndryshimet klimatike si dhe për të gjetur mënyra të reja për të luftuar ndikimin shaktërrues që kanë ndryshimet klimatike në planetin ku jetojmë të gjithë bashkë.

Kjo iniciativë globale do financojë shkencëtarët, aktivistët, OJQ-të, çdo përpjekje që oforn mundësi për ruajtjen dhe mbrojtjen e botës natyrore. Ne mund ta shpëtojmë Tokën. Duhet punë e përbashkët nga kompanitë e mëdha, kompanitë e vogla. Kombet e Bashkuara, organizatat globale dhe individët.Unë po jap 10 miliardë dollarë për të filluar ndarjen e granteve këtë verë. Toka është e të gjithëve- le ta mbrojmë atë, së bashku” tha Bezos në një postim në Instagram në shkurt të vitit të kaluar.

SHKARKO APP