Jeff Bezos për punonjësit e tij: Gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen

Në një letër dërguar stafit të Amazon, Drejtori Ekzekutiv Jeff Bezos përshkroi hapat që po merr gjigandi i shitjes me pakicë për të mbajtur të sigurt personelin dhe i inkurajoi ata që janë larguar nga puna gjatë pandemisë që të konsiderojnë të punojnë për kompaninë në internet. Bezos e shpërndau letrën në profilin e tij personal në Instagram.

“Në të gjithë botën, njerëzit janë duke ndjerë efektet ekonomike të krizës dhe unë i trishtuar ju them se parashikoj që gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen,” shkroi Bezos.

Në letrën e tij, Bezos vuri në dukje se kompania po merr masa duke përfshirë intensitetin e pastrimit dhe duke siguruar që masat për distancimin po zbatohen në qendrat e punës.

Kompania po përpiqet gjithashtu të marrë maska ​​për fytyrën për stafin që nuk mund të punojë nga distanca, dhe Bezos thotë se Amazon ka bërë porosi për miliona të atilla. Sidoqoftë, maskat janë të vështira për t’u gjetur, pasi qeveritë aktualisht po i drejtojnë ato në ambiente ku janë më të nevojshme, si spitalet.

Bezos përsëriti gjithashtu se Amazon po punëson 100,000 persona të tjerë në këto ditë krize.

“Koha dhe mendimi im tani është përqendruar tërësisht në COVID-19 dhe se si Amazon mund të luajë më së miri rolin e vet,” shkroi Bezos. “Unë dua që ju të dini se Amazon do të vazhdojë të bëjë pjesën e vet, dhe ne nuk do të ndalemi së kërkuari mundësi të reja për të ndihmuar.”

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP