Jetohet me librin në Shqipëri? Bardhyli: E pamundur!
Studiuesja e Letërsisë, Alda Bardhyli e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora e pyetur nëse jetohet me të ardhurat që fitohen nga librat në Shqipëri, tha se është thuajse e pamundur.
Alda Bardhyli: Autori shqiptar e ka të pamundur të jetojë me librin. Çfarë do lloj gjinie e librit. Nuk është e thënë të jetë letërsi, por edhe kategori librash të tjerë. Zakonisht bëhen për pasion, se je shkrimtar, se je studiues edhe e ke prioritet tëndin librin dhe do ta bësh, por është e pamundur që në Shqipëri një autor të jetojë me kostot e librit. Por kjo ndodh edhe në botë. Vetëm autorët e përmasave të mëdha Bestseller, që kanë arritur një numër lëxueëshmërie arrijnë dhe të jetojnë me librin. Në botë jetohet me librin, por duhet të arrish në nivele të tjera.