“Jezusi ka lindur”, Kanye West publikon albumin e ri

Kanye West nuk ndalet. Ai në tetor publikoi albumin e tij “Jezus është mbret”. Ndërsa në Ditën e Krishtlindjes nxori albumin e ri “Jesuzi ka lindur”.

Albumi ungjillor përfshin 19 këngë dhe erdhi në bashkëpunim me Sunday Service.

“Jezusi ka lindur” ka një qasje më tradicionale ndaj ungjillit, se sa paraardhësi i tij ku u përfshinë elemente të hip hopit dhe muzikës elektronike.

Fituesi i Grammy publikoi albumin përmes shtëpisë diskografike Vydia në New Jersey.

Ndërsa “Jezusi është mbret” pati sukses të madh. Ai zuri vendin e parë në Billboard 200.

Ky ishte albumi i tij i 9-të rresht që zuri vendin e parë duke mbajtur të njëjtin rekord me Eminem.

SHKARKO APP