Jim Belushi nostalgjik kujton kohën kur ishte në Shqipëri: I dua rrënjët e mia

Jim Belushi është një nga aktorët e vetëm shqiptar që ka arritur sukses në Hollywood.

Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago.

Por aktori nuk e ka harruar origjinën e tij.

Në një postim në Instagram kujtoi me nostalgji kohën kur ndodhej në Shqipëri në vitin 2007.

“Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia,”-shkroi 64-vjeçari.

Ndërsa postoi edhe disa momente nga aktiviteti në Kishën Katolike.

SHKARKO APP