Jo marrëdhënie me bashkëshortin, 30-vjeçarja e virgjër bëhet mama

Revati Bordaëekar, gruaja 30-vjeçare e cila nuk kishte kryer kurrë më parë marrëdhënie me bashkëshortin pasi vuante nga një sëmundje, ka mundur të bëhet mama falë fertilizimit “ in vitro”.

Bordaëekar nga India, vuan nga një sëmundje që nuk e lejon të kryejë marrëdhënie me partnerin. 30-vjeçarja solli në jetë muajin e kaluar vajzën e saj Eva, pasi u ngjiz me fertilizim in vitro. Pas lindjes natyrale, ajo tani shpreson se do të mund të jetë në gjendje që të kryejë marrëdhënie me bashkëshortin. 30-vjeçarja shpjegon se muskujt e organit të saj seksual shtrëngohen, duke e bërë të pamundur të kryejë marrëdhënie.

Kjo sëmundje quhet “vaginismus” dhe prek rreth 1% të grave. Herën e fundit kur ajo u përpoq të kryentë marrëdhënie me bashkëshortin ishte përpara se të bënte fertilizimin in vitro, në fillim të vitit 2018. Ajo zbuloi sëmundjen e saj pasi analizoi me kujdes simptomat që kishte. Revati ishte 25-vjeç kur u martua dhe që ateherë ka provuar këshilla të ndryshme për t’i dhënë fund sëmundjes së saj.

SHKARKO APP