Jo Rudinë, këtë vit nuk patëm asnjë lajm të mirë…

Nga Edmond Arizaj –

Me pelqen pozitiviteti i Rudina Xhunges. Megjithese ndonjehere jashte realitetit, nuk ka ne gjuhen e saj keqdashje, nuk ka ne shprehjet e saj dashakeqesi.

E bera kete paranteze jo per amortizim te replikes, por sepse u perpoqa vertete qe te lexoja me pozitivitetin e Rudines se “lajmi me i mire ne Shqiperi per 2019 ishte mbyllja e llotove”.

Nuk mungonte sigurisht pozitiviteti romantik i Rudines qe nuk ndan shkrimtaren nga gazetarja, teksa pershkruante paksa emotive se si nje ish- lokal i madh llotoje, ku dikur hynin brenda “budallenj” qe mendonin se do pasuroheshin shpejt, sic ia kishte shpjeguar ajo femijes se saj, ishte kthyer ne nje dyqan lulesh ku shiste nje djale i ri, e qe ajo shpresonte te blinin te gjithe lule aty qe ai t’ia dilte, pra te mos falimentonte.

Le ta ndajme pak tani realen nga romantikja. Sa taksa paguan ne shtet ai dyqani i luleve? Sa punetore ka ne bordero? Sa biznese te tjere (kafe, uje, pije etj) kane pune me te? Sa profesioniste te lire (hidraulike, elektriciste, marangoze) te pakten nje here ne muaj kane pune me te?

E pra, te gjitha keto, e ca me shume mbase, i kishte ai lokali i madh qe ke pare dikur. Ky i luleve, vetem aromen e mire ka, po ti e di qe parate nuk mbajne ere. Kush fitoi Rudine, e ke pyetur ndonjehere veten? Shteti humbi diku tek 50 milione euro ne vit.

Qe normalisht ne keto dite te keqia dhe te bukura te fundvitit mund te ishin perkthyer ne banesa per disa te pastrehe te termetit, apo ne 200 leke me shume shperblim per pensionistet, sa per t’i shtuar nje bisht 3 mije lekeshit qe mezi ua dhane…

Shume te rinj humben sepse mbeten pa pune. A e di kush fitoi? Po ata qe fitonin. Vetem se tani me shume, sepse nuk paguajne asgje ne shtet.

Ka ndryshuar vetem menyra, nga print ne elektronike, si gjithcka. A po, tani ti nuk i sheh se s’ka me tabela, dhe meqe nuk i sheh mendon se u zhduken dhe ky eshte lajmi me i mire.

Nuk kane per t’u zhdukur ndonjehere Rudine, pavaresisht deshires tende dhe mijera te tjerave. Legjitime dhe mese e drejte sigurisht.

Por shteti, qofsha i gabuar, nuk vepron me deshira, me pasione, apo me cuarje keq ne mengjes. Vepron me llogari. E ne llogari te fundit, shteti ja futi kot, ja futi vetes.

Rama si kryeshpatari i kesaj beteje, mendoi se fitoi, por si ne shume beteja te tjera, vetem sa i veshi rroba te reja nje trupi qe kalbet…

Rregullat dhe ligji, jane te vetmet qe mund ta sistemojne situaten, megjithese jam pak dyshues dhe per kete, sepse tani qe provuan fitimet pa shpenzuar asgje, kush do qe t’i nenshtrohet rregullave dhe ligjit?!

Nuk ishin te paligjshme, ishin te parregullta dhe ne mase, si qelizat e kancerit, por ama me license e leje pikerisht nga brenda shtetit…

Te lutem mos me thuaj qe kemi nje shtet social dhe prandaj vendosi te sakrifikonte nga buxheti qe te shpetonte ata qe luanin me pak, femijet, pleqte, te papunet, apo ku di une? As mos e mendo! Minimumi duhej bere nje studim.

Maksimumi? A e di ke do quaja une vertete nje lajm te mire; sikur te pakten nje grua nga ato qe punojne ne fasone ta degjonim te fliste njehere se sa e kenaqur ishte me punen qe bente, se sa mire i shperblehej mundi dhe djersa, se sa ndihme merrte sa here helmohej nga materialet…

Nuk do ta gjejme kete lajm te mire, sepse ato gra e vajza jane krejt jashte syrit tone, njesoj si llotot. Kujtohemi vetem kur behen lajm per helmime masive…

Tek ato mund te cajne vetem gazetaret investigative te mbuluar me kamera te fshehta (Duhet t’i falenderojme shume, jane te vetmit qe sjellin rrallehere nje realitet te dhimbshem)…

Jo per pesimizmin tim patologjik Rudine, as per te bere bojaxhiun me te zeze, por realisht nuk me duket se per kete vit Shqiperia ka pasur ndonje lajm te mire, aq me shume lajm me te mire se te tjeret.

SHKARKO APP