Joni Peçi: Të flas për pantallonat e Ramës është banale, më shqetëson puna e tij
Magazinë E Premte, 15 Nëntor 2019 18:39
Stilisti i njohur Joni Peçi është pyetur se si vishet kryeministri Edi Rama. Ai ka thënë se më shumë se sa e shqetëson fakti se si vishet Rama e shqetëson puna që ai bën për vendin.
Po ashtu stilisti ka thënë se pasur shumë raste kur Rama është veshur mirë, por të flasë për pantallonat e Ramës është banale.
Peçi është shprehur se veshja është punë shijesh dhe se ekstravaganca si ajo e Edi Ramës nuk e shqetëson.
Joni Peçi ka shtuar më tej:
Unë mendoj së ne shpesh herë kapemi dhe referohemi te individi. Mua nuk më shqetëson veshja, se sa më shqetëson ndoshta puna dhe detyra, që ka për këtë vend. Pra me pantallonat e Edi Ramës, në këtë moment, mendoj që do ishte banale të merreshim. Veshja është çështje shijesh, është e njëjta gjë sikur të më thonin edhe mua pse vishem kështu? Ekstravaganca si ajo e Edi Ramës nuk më shqetëson. Është çështje këndvështrimi.’’