Jozefina Topalli bëhet nostalgjike, publikon foton e veçantë
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ndonëse e distancuar nga politika, vijon të jetë aktive në rrjete sociale.
Topalli publikon vazhdimisht foto nga përditshëria e saj. Së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe duket se ka hapur arkivat.
Në imazhin e vendosur brenda një kornize druri, shihet nëna e Jozefinës, e cila mban në duar Jozefinën e vogël, teksa ngjitur me ta është ulur në stol dhe vëllai i saj më i madh.
“Po e ndaj me ju të dashur miq, se është foto shumë e dashur për mua!”, ka shkruar ish-kryeparlamentarja.