“Ju flet Moska” – Alarmi i Rexhep Qosjes për nxitjen e urrejtjes ndaj Shqipërisë në Kosovë
misioni “Ju flet Moska” në RTV Ora trajtoi këtë të premte statusin e profesorit Rexhep Qosja kundër gjuhës së urrejtjes të mediave në Prishtinë ndaj Shqipërisë.
Ky status u mor menjëherë nga kryeministri Rama i cili e postoi në profilin e tij, që sipas gazetarit Kastriot Myftaraj ishte një veprim i koordinuar.
Kastriot Myftaraj: Rexhep Qosja në një status në profilin e tij në Facebook ka dhënë alarmin për atë që e quan nxitjen e urrejtjes së Shqipërisë në Kosovë. Statusi është marrë menjëherë nga kryeministri Rama dhe është vendosur në profilin e tij me një shënim domethënës “hallall”. Rexhep Qosja në statusin e tij i etiketon këto rryma të urrejtjes në Kosovë, ai thotë në tërësi se as Millosheviçi, as Rankoviçi që aq shumë sa e kanë dashur zhbërjen e shtetit shqiptar nuk kanë propaganduar kaq haptazi sa e propagandon masmedia e Prishtinës në disa raste, radio e televizione e portale. Kjo urrejtje është me motive jo vetëm politike, më gjatë e menduar dhe e strukturuar. Heshtja është pajtim me këtë urrejtje. Nga shpejtësia që është marrë statusi nga kryeministri Rama të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një veprim të koordinuar që i duhet z. Rama. Urrejtje mes Kosovës dhe Shqipërisë, nxitje e urrejtjes quhet qëndrimi që është mbajtur në Kosovë kundër kryeministrit Rama me rastin e disa lëvizjeve të tij si konflikti me Haradinaj, marrëdhëniet e vështira me kryeministrin Kurti si dhe qëndrimin e atij procesi të bashkimit të Ballkanit Perëndimor minishengeni, të quajtur si Jugosllavia e re. Rama del në atë rol që duhet të dalë një udhëheqës i Kosovës kundër Beogradit. Duket se kjo e ka shqetësuar profesor Qosjen. Ai nuk e ka bërë të qartë se çfarë quan gjuhë urrejtje. Tema e urrejtjes që nxitet mes Kosovës dhe Shqipërisë që Prishtinë është një temë shumë e rëndësishme e debatit mbarë shqiptar.