Ju flet Moska: Sekreti i aritmetikës zgjedhore të Edi Ramës

Deklarata e kryeministrit Rama se PS do të jetë në pushtet deri në 2030 me të apo pa të Kryeministër ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të bujshme, të çuditshme, të prerë, u është drejtuar shqiptarëve duke thënë se deri në vitin 2030 Partinë Socialiste do të keni në pushtet dhe ka shtuar me mua ose pa mua. Me Ramën Kryeministër apo jo deri në 2030 do te keni PS në pushtet u ka thënë qytetarëve. Nuk ndodh në botën demokratike që një Kryeministër, aq më tepër në vitin zgjedhor ku kërkon mandatin e tretë, tu thotë njerëzve, banorëve të vendit të vet, që partia ime do të rrijë në pushtet edhe së paku 9 vjet të tjera. Gjatë kësaj kohe duhet të bëhen tre palë zgjedhje. Një Kryeministër mund të flasë në vendet demokratike dhe të thotë që partia ime duhet të rrijë 2 mandate, ndoshta edhe 3, por kjo gjë pothuajse nuk ndodh kurrë sepse vota kërkohet për një mandat dhe pas tij mund të kërkohet përsëri. Kurse kryeministri Rama me një gjuhë të prerë dhe jo të zbutur, u thotë shqiptarëve do të keni PS në pushtet deri në 2030 me mua Kryeministër apo jo. Ai nuk thotë që do të dalë nga politika, ai thotë mund të mos jem Kryeministër në 2030 por mund të jetë President si Vuçiç, miku i tij i deklaruar në Serbi i cili ishte Kryeministër dhe u bë President dhe tani sundon Serbinë si President që kontrollon qeverinë plotësisht. Mënyra si ka folur Rama lë shumë për të dyshuar, Kryeministri i di pasojat e fjalëve të veta.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.

SHKARKO APP