“Ju Flet Moska” – Teoria se tërmetin në Shqipëri na e shkaktoi Amerika me armë speciale

Emisioni “Ju Flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora analizoi ditën e sotme një teori që qarkullon në Shqipëri se tërmeti i 26 nëntorit u shkaktua nga Amerika me anë të armëve speciale.

Sipas Myftaraj, në vendin tonë, shpeshherë jepen mesazhe të hidhura antiamerikane pavarësisht se thuhet që një gjë e tillë nuk egziston.

Kastriot Myftaraj: Antiamerikanizmi në Shqipëri thuhet që nuk egziston por megjithatë dëgjojmë të jepen mesazhe të hidhura antiamerikane të cilat shkojnë tek populli. Njerëzit të cilët nuk janë të informuar besojnë në teori nga më të çuditshmet të cilat për njerëz të cilët kanë pak njohuri teknike duken qesharake. Një teori e tillë është shfaqur në Shqipëri në këto kohë pas tërmeteve të shtatorit dhe të nëntorit. Teoria se tërmetin na e shkaktoi Amerika me anë të armëve speciale dhe satelitëve të cilët lëvizin këto pllakat tektonike. Në gadishullin ballkanik fillojnë në Durrës dhe mbarojnë në Greqi dhe Stamboll. Këto teori do të ishin qesharake sikur mos të mbartnin një antiamerikanizëm të hidhur. Një të këtillë e pamë pas tërmetit të shtatorit në 28 shtator në një emision televiziv.

Nëse kjo teori ju intrigoi sadopak, shikoni videon e plotë të emisionit:

"Ju Flet Moska" - Teoria se tërmetin në Shqipëri na e shkaktoi Amerika me armë speciale

SHKARKO APP