Ju flet Moska: Thaçi, Veseli, Prokuroria dhe Gjykata Speciale: Çfarë mbetet e errët

Zhvillimet në Kosovë pas aktakuzave të ngritura nga Haga ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Kastriot Myftaraj: Personi që shikoni në qendër të fotos midis presidentit Trump dhe presidentit Thaçi është kryeprokurori special Jack Smith, personi që shkaktoi anulimin e takimit të Uashingtonit ku Serbia dhe Kosova do të bisedonin nën  mbikqyrjen e SHBA për të arritur një marrëveshje hostorike që do të kishte si përfundim njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anasjelltas. Dhe pastaj marrëveshja për kufijtë me ndryshimet përkatëse. Zoti Smith për herë të parë u bë i njohur në 2018 kur emërua në detyrën e kryeprokurorit special për Kosovën me seli në Hagë të Holandës.Këto ditë emri i tij qarkulloi në të gjitha mediat më të mëdha botërore dhe vazhdon të qarkullojë ende sepse ai shkaktkoi anulimin e takimit të Uashingtonit duke u bërë padashje një yll i politikës ndërkombëtare, një lloj meteori. Ngjarja ishte e tillë që tërhiqte vëmendjen e gjithë botës. Smith deri para dy vjetësh ishte kryetar i një ndërmarrje. Kryeprokurori nuk mund të mos e ndjekë axhendën e vendit të vet. Ai mund të kishte pritur të zhvillohej takimi i Uashingtonit dhe pastaj t’ja niste gjykatës, por ka dashur të ndikojë te takimi. Këtu flasim për shtetin e thellë. Trump është gjendur në vështirësi me të.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë:

"Ju flet Moska": Thaçi, Veseli, Prokuroria dhe Gjykata Speciale: Çfarë mbetet e errët

SHKARKO APP