Ju mungojnë idetë për t’u veshur? Hidhini një sy kombinimeve të deputetëve
Ditën e sotme në Kuvend u zhvillua seanca plenare e radhës, në orën 10:00.
Nëse ju mungojnë idetë për të gjetur kombinimin perfekt gjatë pranverës, hidhini një sy veshjeve që zgjodhën deputetet gjatë seancës së sotme.
Ministra e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kishte zgjedhur një xhaketë në ngjyrë lejla të kombinuar me pantallona të zeza, ndërsa deputetja Blerina Gjylameti kishte zgjedhur një kostum të zi klasik kombinuar me këmishën e bardhë.
Edhe zonja Spiropali bashkë me Kodhelin zgjodhën të vishnin kostume të zeza, ndërsa deputetja Klotilda Ferhati kishte zgjedhur ngjyrat e pranverës dhe këmishën me lule të cilat i jepnin një pamje rinore.
Elena Xhina ka zgjedhur një fustan me pika për të qenë më pranverore, ndërsa Reme Lala ka vendosur të kombinojë xhinset e zeza me një xhaketë ngjyrë bojëqielli të hapur.
Që burrat të mos ndihen të përjashtuar nga ky shkrim po ju tregojmë dhe si janë veshur deputët. Alket Hyseni ka zgjedhur një kostum në ngjyrë lejla të cilin e ka kombinuar me një këmishë të zezë.
Ulsi Manja ka zgjedhur një xhaketë gri me kuadrate të cilën e ka kombinuar me një këmishë të bardhë, ndërsa Lefter Maliqi ka zgjedhur një ngjyrë pranverore.