Ka veshje dhe makinë luksoze, por kjo grua kërkon ta mbajnë me para: S’gjej dot punë

Ky mund të jetë një ndër rastet më të çuditshme se përse po përdoren faqet për mbledhjen e fondeve.

Ajo ka makinë, shtëpi dhe gjithçka tjetër, por i kërkon botës që ta mbajnë me para sepse nuk mundet që të gjejë punë.

Margarita Tomovska është gruaja që bën një jetë luksoze me makina dhe veshje të fundit, megjithatë thotë se policët i kanë prishur reputacionin dhe rrjedhimisht nuk mund të gjejë punë, shkruan “LadBible”, përcjell Albeu.com.

Ajo ka hapur një llogari në faqen “GoFundMe”, e cila është e specializuar për mbledhje të parave për raste fatkeqësish dhe personave në nevojë duke synuar të mbledhë 100 000 dollar.

Pak kohë më parë, Margarita u kap nga policia duke drejtuar makinën me shpejtësi skëterrë, ndërsa vajza e saj nuk ishte lidhur siç duhej në ndenjësen e pasme.

Wshtë pikërisht ky veprim që sipas saj i ka prishur reputacionin duke mos e lënë të gjejë një punë.

SHKARKO APP