Kakavijë, termometrat nuk punojnë, qytetari kalon me temperaturën 29

Një rast është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku termometrat e matjes së temperaturës te qytetarët që hyjnë nga Greqia nuk punojnë.

Ka qenë gazetarja e Fax News Ervina Shehaj ajo që ka qenë sot në vëzhgimin e kësaj pike kufitare,  ku termometri shënon 29 gradë celsius, pavarësisht se nëse do të kishte realisht një temperaturë të tillë, qytetari do të ishte në gjendje të rëndë për jetën.

Janë dy mjekë në këtë pikë të kalimit kufitar që kontrollojnë të gjithë pasagjerët që vijnë nga Greqia, duke i pyetur ata dhe për historikun e udhëtimit dhe nga qytetet ku vijnë.

Duhet thënë se temperatura është një nga elementët më bazikë të kontrollit, e kur dështon ajo, çfarë mund të themi për të tjerat…

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, dhe raportimin e gazetares. /Fax News

Skandal në Kakavijë, termometrat nuk punojnë, ja sa e ka temperaturën ky qytetar (Video flagrante)

SHKARKO APP