Kalifornia si kurrë më parë (FOTO)

Bota është nën “pushtimin” e pandemisë së Covid-19. Në SHBA ky virus po përhapet me shpejtësi. Një nga rajonet që është vendosur në izolim total është dhe Kalifornia, e cila deri më tani ka raportuar 3.154 persona të infektuar, ndërsa 57 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit famëkeq. Në mes të panikut, qytetarët kanë zgjedhur që të qëndrojnë në shtëpi dhe vendet më të frekuentuara të qytetit janë parë thuajse të boshatisura. Dikur plazhet e Venice, Santa Monica si edhe hapësira e njohur gjelbëruese Calsbad, gumëzhinin nga zhurmat e njerëzve.

SHKARKO APP