“Kam gënjyer në emision për qira dhe ushqime”, gruaja pranon publikisht gënjeshtrën: Ishte komplot me bashkëshortin (Video)
Sot në programin “Historia ime” ka qenë sërish i ftuar Arian Bega, i cili para disa javësh bëri thirrje publike në emision për ndihmë, pasi bashkëshortja e tij e kishte braktisur dhe ai kishte mbetur vetëm me 4 fëmijët e tij.
Gjatë emisionit të sotëm, Elida reagoi përmes një lidhjeje telefonike duke thënë se bashkëshorti i saj gënjen dhe ajo asnjëherë nuk i ka braktisur fëmijët e saj, sepse vazhdon të jetojë shumë pranë tyre. Madje Elida shtoi se Ariani ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, gjë që babai i fëmijëve të saj e mohoi. Më tej, ajo thotë se Ariani ka 4 fëmijë të tjerë nga dy martesat e mëparshme, por ai pranoi vetëm dy fëmijë dhe jo katër.
Në fakt, çifti është bërë i njohur mediatikisht edhe në një tjetër format televiziv, kur Elida u shfaq në një rrëfim dhe i kërkonte falje bashkëshortit, për faktin që e kishte tradhtuar dhe madje e kishte futur në burg pa pasur faj. Aty, Ariani e fali gruan e tij dhe e bëri këtë gjë për hir të fëmijëve.
Por sot, Elida e pyetur nga drejtuesja, pse në emisionin e bërë më parë në një tjetër ekran, i ka kërkuar falje Arianit që e ka futur në burg, ajo thotë se e gjitha ka qenë një komplot i bërë së bashku me Arianin për të dalë në emision dhe jo një suprizë për të. E gjitha kjo për të marrë ushqime dhe pagesën e qirasë për dy muaj.
Mirela Milori: Elida ke bërë një emision të tërë në një ekran tjetër, ku i ke hedhur poshtë këto dhe i ke kërkuar falje Arianit?
Elida: Se tani më dole, se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër është bërë me dijeni të Arianit. Sepse na kanë paguar 2 muaj qira dhe na kanë sjellë për 3 muaj ushqime në shtëpi. Elida ka qenë në Francë, në Greqi, Gjermani, Kosovë gjithandej ka punuar Elida për shtëpinë. Ariani di të luajë dhe raki, nuk punonte Ariani..
Mirela Milori: Më fal, ke gënjyer tek ai emisioni tjetër?
Elida: Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri…