“Kanabisi më ka bërë një nënë më të mirë”

“Kanabisi më ka bërë një nënë më të mirë”, thotë Kerine Cyr. Mamaja e dy fëmijëve është drejtuesja e një grupi nënash kanadeze që sfidojnë normat, e refuzojnë stigmat rreth prindërimit dhe marijuanës, duke dalë hapur pro saj që kur Ottaëa legalizoi përdorimin në muajin tetor. “Jemi lodhur nga fakti që duhet ta fshehim atë që bëjmë prej familjes, fqinjëve e të tjerëve”, thotë ajo.

“Njerëzit nuk janë të informuar siç duhet. Ata ende mendojnë se ne, kur përdorim kanabis, ulemi përpara televizorit e hamë pica si adoleshentët. Unë kur konsumoj marijuanë pastroj shtëpinë, luaj me fëmijët, madje mund të them se jam më e duruar me ta, më e pranishme. Mua personalisht më ndihmon që të jem një nënë më e mirë”, tha Kerine Cyr.

Mjekët nuk janë dakord me këtë. Megjithatë, mesazhi i Kerine ka gjetur mbështetjen e qindra pjesëtarëve të grupit të krijuar prej saj në Facebook, “lule e dashur”, me qëllimin të ndanin eksperiencat dhe mendimet mbi kanabisin. Grupit i janë bashkuar sipërmarrëse, psikologe, modele, fotografe, etj.

SHKARKO APP