Kanceri i gjirit, rritet numri i rasteve të reja
30 raste të reja janë ekzaminuar me kancer gjiri në qytetin e Lezhës gjatë këtij viti; një numër ky më i lartë po ta krahasojmë me vitet e tjera, ndërsa grupmoshat e prekura janë nga 34 deri në 80 vjeç. Onkologia Bardha Gjoni numrin e lartë të të prekurve nga kanceri i gjirit e lidh edhe me ndërgjegjësimin e grave dhe vajza për të kryer vizita.
Gjatë këtij viti betejën me kancerin e gjirit e kanë humbur 5 gra, pasi e kanë kapur sëmundjen në faza shumë të avancuara. Edhe pse rastet e të prekurve nga kanceri i gjirit vijojnë që të rriten, por dhe te marrin jetë, interesi për të kryer ekzaminime është shumë i ulët.
Në Lezhë, problematike vijon që të mbetet sërish mamografia, e cila është premtuar prej shumë vitesh dhe akoma nuk ka mbërritur në Lezhë duke detyruar gratë dhe vajzat që t’i drejtohen qyteteve të tjera për të bërë mamografinë.