Kapitalizmi përballë Koronavirusit!

Nga: Lutfi Dervishi

1. Kapitalizmi thotë konsumo! koronavirusi thotë: mos shpenzo!

2. Kapitalizmi thotë leviz, puno, koronavirusi thotë: rri, pusho!

3. Kapitalizmi thotë se paraja është Zoti, koronavirusi pyet: akoma nuk ke ndërruar mendje?!

4. Kapitalizmi ka për moto rritjen ekonomike- koronavirusi ndaljen e rrotës së ekonomisë!

4/1 Kapitalizmi thotë: mendon për fitimin, koronavirusi thotë: mendo për shëndetin!

5. Kapitalizmi thotë: feja e re është kapitali, koronavirusi thotë: mendoje edhe njëherë!

6. Kapitalizmi thotë: e gjithë bota është një fshat, koronavirusi thotë: shih çatinë e shtëpisë tënde!

7. Kapitalizmi thotë qeveria të luajë me pak rol, koronavirusi thotë: qeveria të marrë me shumë rol!

8. Kapitalizmi thotë: beso, nesër do të jetë më mirë, koronavirusi thotë: dje ishte më mirë!

9. Kapitalizmi thotë: tregun e rregullon dora e padukshme, koronovirusi thotë: edhe unë jam i padukshëm!

10. kapitalizmi thotë: merr kredi, koronavirusi thotë: merr kredi!

SHKARKO APP