Karikatura nga mjeshtri Kapexhiu: Çfarë fshihet pas “dorës së shtrirë” të Edi Ramës?!

Duket se nëse ka një njeri që e di më mirë se kushdo, se zgjedhjet e 30 qershorit ishin dhe akti i fundit i mbijetesës në krye të qeverisë dhe ndoshta edhe në politikë, ai është vetë Edi Rama. Kjo jo thjesht nga djersët që i shkonin çurg në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve, por edhe nga nxitimi për t`ju vetë-ofruar “opozitës së dashur”, për të bërë një marrëveshje të shpejtë.

Edi Rama kur u bind se vetëm maksimumi 15 për qind e shqiptarëve (edhe këta nën presionin e punës në administratë) e ndjekin, vendosi që të “shtrijë dorën” për opozitën. Por çfarë fshihet pas këtij ndryshimi radikal të tij?!

Data 30 qershor iku dhe bashkë me atë, deri në formimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe debati se kush ka të drejtë; presidenti apo mazhoranca socialiste së bashku me organizatën e tyre partiake në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor!

E gjithë kauza e nisur me protesta të mëdha që nga 16 shkurti, në fakt nuk kishte të bënte fare me një datë zgjedhjesh lokale, por me kapjen e shtetit nga një organizatë kriminale dhe korruptive si Rilindja; me përgjimet e BILD, kapjen e të gjithë institucioneve duke përfshirë edhe ato lokale dhe  të drejtësisë; korrupsionin e padëgjuar nëpërmjet tenderave dhe PPP-ve etj, etj.

Edi Rama e di shumë mirë se të gjitha këto, plus atë që bëri me zgjedhjet moniste të 30 qershorit, duke i manipuluar edhe pse garonte me veten, do, tani të jenë debati i ditës dhe i vetëm brenda dhe jashtë vendit.

Kjo është edhe arsyeja që “shtrin dorën” për opozitën siç ka bërë edhe herë të tjera, kur ka rënë në kurthin që i ka ngritur vetes në batakun e korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Por dora e shtrirë e bashkëpunimit që zgjat sot Edi Rama, në fakt është një kurth tjetër. Pikërisht këtë temë ka trajtuar mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu, në punën e tij të radhës botuar ditën e sotme në MAPO.

SHKARKO APP