Kate Middleton thyen rregullin, vesh pantallona të shkurta dhe rrjeti ‘tërbohet’
Kate Middleton ka veshur për herë të parë pantallona të shkurta duke thyer kështu rregullin mbretëror sipas të cilit ato duhet të veshin vetëm fustane ose funde.
Dukesha e Kembrixhit, u shfaq për “King’s Cup Regatta” në Cowes, e veshur me një xhaketë të bardhë, pantallona të shkurtra blu, kapele dhe atlete. Kjo është hera e parë që Kate shfaqet me pantallona të shkurta që kur mori statusin e dukeshës. “Mos bëni panik por Kate Middleton veshi pantallona të shkurta. Bravo duhet t’i veshësh më shpesh sepse të shkojnë”, shkroi një fans në Twitter.