Këlcyra hap sezonin turistik. Klement Ndoni: Tradita dhe pasuritë natyrore, mundësi për zhvillimin ekonomik të zonës

Bashkia e Këlcyrës ka çelur dje sezonit turistik me organizimin për herë të parë të një panairi të veçantë me produkte karakteristike të zonës.

Aktiviteti u organizua falë kontributit të kreut të bashkisë së Këlcyrës, kryetari të saj, Klement Ndoni, si dhe shoqatave turistike që operojnë në zonën e Përmetit dhe në Qarkun e Gjirokastrës.

Pjesë e rëndësishme e organizimit të këtij eventi të rrallë për zonën ishin shoqata “Pro Përmet”, Organizata Cezvi, ADZM Gjirokastër dhe Slow Food Përmet.

Në çeljen e këtij aktiviteti që synon t’i jap zonës së Këlcyrë dimensionin turistik ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, Kryetari i Bashkisë Këlcyre, Klement Ndoni, si edhe Kryetari i i Shoqatës “Pro Permet”, Altin Meshini. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Ndoni vuri theksin në zhvillimin e potencialit turistik që ka jo zonë, e cila përfshin turizmin kulturorë dhe historikë, si dhe agroturizmin. Pjesëmarrësit në takim u shprehen se sektori i turizmit përbën një mundësi të madhe për zhvillimin e zonës dhe rritjen e te ardhurave dhe ekonomisë familjare.

Këlcyra ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore për turizëm malor dhe atraksione historike të cilat duhen evidentuar. Pikat më kryesore të kësaj bashkie të re si institucion administrativ, por me histori mijëravjeçare nisin që nga Kalaja Ilire, Ura e Kalasë, Sarajet e Ali Bej Këlcyrës, Gryka e Këlcyrës, Lugina e lumit Vjosa dhe shumë objekte të tjera historike. Kjo bashki ka dhe mjaft fshatrat karakteristikë si Malëshova, Limari, Kajca, Zhepova, Katundishta, Mërtinji, Fratari etj. Pjesë e turizmit kulturor janë dhe Sazet e Këlcyrës. Ndërkohë një vend të rëndësishëm zë dhe kulinaria, pasi zona e Këlcyrës njihet për gatimet tradicionale.

SHKARKO APP