Këmbimi valutor/ Euro dhe Dollari fitojnë pikë kundrejt monedhës vendase

Euro ka regjistruar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke fituar plot 0.3 pikë dhe kapur kuotën e 121.8 lekëve.

Ndërkaq edhe Dollari Amerikan ka rikuperuar 0.5 pikë duke shënuar kështu një ngjitje të vlerës në 107 lekë.

Paundi Britanik ka pësuar rënie duke humbur 0.5 pikë, referuar të dhënave të Credins Bank, duke zbritur në nivelin e 135.5 lekëve.

Ndërsa Franga Zvicerane është rritur sërish edhe sot me 0.2 pikë, në vlerën e 109.7 lekëve. Edhe Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë pasur një ecuri pozitive sot, duke u këmbyer përkatësisht me 81.2 lekë dhe 74.5 lekë.

SHKARKO APP