Këmbimi valutor – Euro dhe Paundi shfaqen të qëndrueshëm. Dobësohet Dollari
Monedha e Eurozonës nuk ka pësuar ndryshime këtë të enjte duke qëndruar në po të njëjtën vlerë sikurse dje prej 123 lekëve.
Edhe Paundi Britanik shfaqet i qëndrueshëm sot duke mbetur në kuotën e 142 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka humbur pikë krahasuar me ditën e djeshme, duke zbritur në nivelin e 111.3 lekëve.
Franga Zvicerane është forcuar ditën e sotme duke u ngjitur në vlerën e 112 lekëve.
Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 84.2 lekë dhe 75.3 lekë.
/SCAN