Këmbimi valutor – Euro, Paundi dhe Dollari e mbyllin javën në vlera konstante

Monedha e Eurozonës nuk ka regjistruar luhatje këtë të Premte duke e mbyllur kështu javën në kuotën e 123 lekëve.

Edhe Paundi Britanik nuk ka pësuar ndryshime duke mbetur edhe sot në vlerën e 142.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Dollari Amerikan gjithashtu qëndron në po të njëjtën vlerë sikurse ditën e djeshme duke e mbyllur periudhën e 28 tetor-01 nëntorit në nivelin e 110.2 lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franga Zvicerane është rritur sot me 0.2 pikë duke kapur vlerën e 111.5 lekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot njësoj sikur ditën e djeshme me përkatësisht 83.5 lekë dhe 76 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?