Këmbimi valutor – Euro, Paundi dhe Dollari e nisin javën në rënie
Monedha e Eurozonës e ka nisur këtë javë në rënie duke zbritur në kuotën e 122.2 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Edhe Paundi Britanik ka regjistruar një rënie prej 0.7 pikësh duke kapur nivelin e 136.8 lekëve këtë të hënë.
Dollari Amerikan është dobësuar gjithashtu duke u këmbyer këtë fillim jave me 111.4 lekë.
Franga Zvicerane ndërkaq është forcuar duke arritur në vlerën e 111.7 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 83.5 lekë dhe 75 lekë. /Scan