Këmbimi valutor/ Euro vazhdon të këmbehet me 121.5 lekë. Dobësohen Paundi dhe Dollari Amerikan

Monedha e Eurozonës e ka nisur javën në vlera të njëjta me javën e kaluar duke u këmbyer edhe sot me 121.5 lekë.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka humbur 0.6 pikë duke zbritur në nivelin e 106.7 lekëve. Edhe Paundi Britanik ka regjistruar rënie të vlerës duke u ulur në kuotën e 135.7 lekëve, sipas të dhënave të Credins Bank.

Franga Zvicerane shfaqet e qëndrueshme në vlerën e 109 lekëve. Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian ka pasur  dobësim të vlerave duke u këmbyer sot përkatësisht me 80.7 lekë dhe 74 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?