Këmbimi valutor/ Forcohen valutat e huaja

Monedha e eurozonës e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme duke vazhduar të kuotohet me 122.2 lekë sikurse javën e kaluar.

Ndërkaq Dollari Amerikan vazhdon të rritet ne tregun valutor duke fituar këtë të Hënë plot 0.5 pikë duke kapur nivelin e 107.8 lekë.

Edhe Paundi Britanik është forcuar ditën e sotme, referuar të dhënave të Credins Bank, duke arritur në kuotën e 136.5 lekëve.

Franga Zvicerane ka humbur 0.5 pikë duke u këmbyer me 109.5 lekë. Dollari kanadez dhe ai Australian janë rritur në vlerën e përkatësisht 82.3 lekëve dhe 75.4 lekëve.

SHKARKO APP