Këmbimi valutor – Hovi i papritur i Paundit britanik, kërcen 2.5 pikë brenda natës
Monedha e Eurozonës e ka mbyllur këtë javë pozitivisht, teksa ka fituar sërish pikë këtë të premte, duke u ngjitur në kuotën e 122.8 lekëve.
Ndërkaq rritje të konsiderueshme ka regjistruar Paundi Britanik, i cili ka fituar plot 2.5 pikë brenda natës, duke u ngjitur sot në vlerën e 138.8 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan është shfaqur i qëndrueshëm këtë fund jave duke mbetur në nivelin e 111.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Franga Zvicerane është dobësuar me 0.5 pikë duke zbritur në vlerën e 111.8 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian e kanë mbyllur javën në rritje duke u këmbyer sot me përkatësisht 84 lekë dhe 75.5 lekë.