Këmbimi valutor – Monedhat e huaja regjistrojnë rritje të përgjithshme. Dobësohet leku

Euro ka fituar pikë këtë të Martë duke u rritur në nivelin e 121.8 lekëve, referuar të dhënave nga Credins Bank.

Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar me 0.8 pikë duke u ngjitur në kuotën e 111.8 lekëve.

Edhe Paundi Britanik ka shënuar një rritje të konsiderueshme me 1 pikë, duke u këmbyer sot me 137.5 lekë.

Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë në vlerën e 111.8 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 84.3 lekë dhe 74.8 lekë. /scan

SHKARKO APP