Këmbimi valutor/ Rritet Paundi. Euro dhe Dollari në vlera të qëndrueshme

Këtë të enjte Euro është shfaqur i qëndrueshëm duke u këmbyer me 121.8 lekë sikurse dje.

Edhe Dollari Amerikan ka ruajtur të njëjtat vlera, referuar të dhënave të Credins Bank, duke mbetur në nivelin e 107 lekëve.

Ndërkaq Paundi Britanik ka regjistruar një rritje prej 0.5 pikësh, duke arritur në vlerën e 136 lekëve.

Franga Zvicerane ka rënë me 0.5 pikë duke zbritur në kuotën e 109.3 lekëve. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë shënuar rritje duke u këmbyer sot përkatësisht me 81.5 lekë dhe 74.8 lekë. /scan

SHKARKO APP