“Kemi bërë historinë”, Zaev me Cipras: Marrëveshja e Prespës ndryshoi realitetin në Ballkan

“Marrëveshja e Prespës e meriton mbështetjen e plotë nga të dyja vendet”. Kështu u theksua në takimin e sotëm mes kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili po qëndron në Shkup.

Siç bëri të ditur zyra e shtypit, takimi i mbajtur mes dy funksionarëve u karakterizua me një  atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku të dy bashkëbiseduesit vunë theksin tek përfitimet që do sjellë “Marrëveshja e Prespës”.

Sipas tyre, marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë krijoi një dinamikë të re për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjidhja e arritur me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë e ndryshoi realitetin mes të dyja vendeve dhe krijoi dinamikë të re, pozitive në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, përfunduan kryeministri Zaev dhe ish kryeministri grek Cipras.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?