Kënga “Troja” në protestë, reagon vokalisti: Vjedhin djersën

Vokalisti i grupit rock “Troja” Bujar Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me përdorimin e këngës së tij në protestat në Shqipëri dhe në Kosovë.

Berisha thotë se partitë politike në Shqipëri e Kosovë, kur janë në pushtet përdorin këngë të Ciljetës dhe të Medës, kurse kur janë në opozitë përdorin këngë të tilla.

Ai shprehet se përpos tjerash, partitë politike i marrin këngët pa leje.

Statusi i vokalistit të grupit “Troja”, Bujar Berisha:

Dy fjalë për demagogjinë e partive politike Shqiptare (Kosovë – Shqipëri)!

Kur janë në opozitë përdorin këngët e grupit Troja në protesta kundër qeverisë, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljetën e me Medën…

Paramendone çfarë reforme mund të bëjë dikush që e përdor pronën e dikujt pa e pyet ( e vjedh djersën e tjetrit) në të njëjtën kohë që akuzon tjetrin për hajni?

SHKARKO APP