“Keni prishur kontratën”/ Drejtori i Teatrit Londo kërkon të ndërpresë shfaqjen e personave të kufizuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Art Turbina”, ku drejtori Kiço Londo ka tentuar të ndërpresë shfaqjen SFIDA të personave me aftësi të kufizuar, për shkak se kishin kaluar disa minuta nga orari i përcaktuar 16.00-18.00.

Drejtori Kiço Londo jo vetëm ka debatuar me zv.ministen e Kulturës dhe Komisionerin për mbrojtjen nga Diskriminimi për ndërprerjen e shfaqjes se do përgatitej salla për në orën 19.00, por ka fyer çti dilte para, qytetarë, familjarë të personave me aftësi të kufizuar deri tek punonjësit e tij.

Përmes një deklarate për shtyp Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda ka kërkuar nga ministria e Kulturës dhe institucionet e tjera marrjen e masave ndaj z.Londo.

Deklaratë për shtyp!

Në ditën e dytë të “Javës Kundër Diskriminimit” u mbajt në Teatrin “Art Turbina” shfaqja Teatrale “Sfida”, luajtur nga persona me aftësi të kufizuara. Mirëpritja e publikut ishte e jashtëzakonshme jo vetëm që salla u tejmbush, por edhe duartrokitjet ishin të ngrohta.

Fatkeqësisht shfaqja pati momente kritike në fund të saj, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme, jo ligjore e jo etike të drejtorit të Teatrit z.Kiço Londo, që kërkoi ndërprerjen e saj, përmes presioneve psikologjike e fizike ndaj punonjësve të KMD.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda shpreh zhgënjim të rëndë për sjelljen diskriminuese, gjuhën diskriminuese të z. Londo, mungesës së sensibilitetit dhe arrogancës me familjarët e personave me aftësi të kufizuar.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit zyrtarët më të lartë të ministrisë së Kulturës dhe ministrisë së Shëndetësisë që ishin dëshmitarë të ngjarjes të marrin masa konkrete dhe të parandalojnë situata diskriminuese ndaj të gjithë taksapaguesve.

Për dijeni:
Cc: Elva Margariti, Ogerta Manastirliu Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

SHKARKO APP