Keni telashe me kolesterolin, shmangni këto ushqime

Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Prandaj janë disa ushqime që duhet të shmangni.

Pijet e gazuara
Sheqeri konsiderohet si armiku kryesor i shëndetit. Ai luan një rol të fortë në rritjen e kolesterolit dhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët thonë se heqja dorë prej këtyre produkteve është hapi më i rëndësishëm në uljen e kolesterolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mishi i përpunuar
Ekspertët thonë se konsumi i mishrave të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve kronike të zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata rekomandojnë një regjim ushqimor mesdhetar i cili përfshin sasi të kufizuara të mishit të kuq e pa dhjamë.

Konsumi i moderuar i këtij të fundit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Yndyrnat trans
Yndyrnat trans e rrisin kolesterolin dhe janë një kontribues i fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Këto yndyrna gjenden me shumicë në ushqimet industriale, por me emërtime të ndryshme në etiketa.

Një prej emërtimeve më të përhapura është “vaji i hidrogjenizuar.”

Ushqimet e skuqura e të shpejta
Vajrat e përdorur për skuqjen e ushqimeve janë plot me yndyrna të pashëndetshme.

Temperatura e lartë për skuqje formon yndyrnat trans.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të skuqura që janë rrezik për zemrën.

Ushqimet e shpejta duhen shmangur gjithashtu, sepse janë të pasur në kripë e yndyrna të rrezikshme.

Konsumi i tyre rrit jo vetëm kolesterolin, por edhe tensionin e gjakut që është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Drithërat
Karbohidratet e thjeshta që kanë humbur fibrën rrisin rrezikun e inflamacionit dhe kolesterolin.

Këtu bëhet fjalë për orizin e bardhë, makaronat e përgatitura me miell të bardhë dhe buka e bardhë.

Ndikimi i tyre në shëndet është i njëjtë me atë të një kanaçeje me pije të gazuar.

Edhe drithërat e mëngjesit nuk rekomandohen për kolesterolin.

Ato përmbajnë sheqerna të fshehur që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjalpi
Gjalpi mund të përmbajë vitamina dhe acide yndyrore por me të duhet treguar kujdes.

Konsumi i tepërt i gjalpit mund të ketë një ndikim të keq në nivelet e kolesterolit.

Në vend të tij, ekspertët rekomandojnë konsumin e yndyrnave të shëndetshme siç është vaji i ullirit apo avokado.

Produktet e bulmetit
Disa studime thonë se djathi i vjetëruar apo kosi mund të kenë yndyrna, por ato nuk kanë ndikim tek kolesteroli në gjak.

Gjithsesi disa produkte të bulmetit duhen konsumuar pa e tepruar.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm për zemrën kërkon më shumë ushqime me bazë bimore dhe ndjeshëm më pak të përpunuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?