Këshilla për shëndetin, kujdes nga tatuazhet me ngjyrë, janë të rrezikshëm

Mund të jetë simbol i nderit, një tjetër simbol i një beteje apo thjesht një dëshirë e momentit. Tatuazhet janë pjesë e kulturës së këtij mijëvjeçari. Por ndërsa popullariteti i tyre rritet, po aq shtohen edhe rreziqet.

Tatuazhet mund të shkaktojnë alergji, kryesisht ato me ngjyrë. Cila është ngjyra që mund të shkaktojë më shumë probleme? E verdha dhe e kuqja. E verdha për shkak të ndjeshmërisë në diell, ndaj ata që kanë tattoo në këtë ngjyrë, duhet ta mbulojnë atë. Ekspertët thonë se rreziku venitet me kalimin e viteve.

Ndërsa reaksioni nga ngjyra e kuqe është më i fortë. Për shumë persona, kryesisht të rinjtë, mund të shkaktojë skuqje, ënjtje apo edhe kruajtje, që zakonisht trajtohen në mënyrë lokale. Për shumë të tjerë, eksperienca mund të jetë më negative, aq sa tatuazhet mund të shndërrohen në makth.

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, alergjia mund të ndihet menjëherë sapo personi pikturohet në trup. Në disa raste, trupi mund të reagojë javë, muaj apo edhe vite më pas. Nëse keni ndërmend të bëni një tattoo, lexoni për rreziqet dhe sigurohuni gjithnjë që të lani duart me ujë të bollshëm, kur kujdeseni për tatuazhin e sapo bërë.

SHKARKO APP