Këshilla stili për femrat e kolme

Nuk ka asgjë te keqe te keni një trup te mbushur e rëndësishme është te nxirrni ne pah fizikun ne mënyrën me te mire duke zgjedhur veshjet e duhura dhe duke evituar te vishni diçka qe nuk është e përshtatshme për siluetën tuaj vetëm sepse është ne mode. Nuk ka asgjë te keqe te keni një trup te mbushur e rëndësishme është te nxirrni ne pah fizikun ne mënyrën me te mire duke zgjedhur veshjet e duhura dhe duke evituar te vishni diçka qe nuk është e përshtatshme për siluetën tuaj vetëm sepse është ne mode. Ja disa këshilla për te nxjerre ne pah femrat te cilat kane fizik te mbushur.

Evitoni veshjet oversize

Shpesh tentojmë te zgjedhim veshje komode dhe te lirshme duke menduar se po fshehim pikat kritike dhe nga ana tjetër nuk nxirrni ne pah linjat. Por ne fakt një zik i kolmë duhet te nxirret ne pah nga veshje lehtësisht pas trupit si për shembull një fustan pas trupit i cili ju mbështjell siluetën duke e veshur me një korse e cila ju tregon barkun me te sheshte.

Kujdes me ngjyrat shume te ndezura dhe pastel

Ngjyrat e errëta ne përgjithësi tregojnë një pamje me te holle. Padyshim ngjyrat e çelura tentojnë te nxjerrin pah format ndërsa ngjyra si e zeza apo neutro ju bëjnë te dukeni me te holla. Preferoni një këmishë ne ngjyre te çelur dhe jo pantallona te ngjyra te çelura.

Veshjet intime

Tashme ne treg moda për trupat e kolmë është kudo për këtë arsye vështirë te mos gjeni veshje te cilat mund te nxjerrin ne pah fizikun e kolmë. Veshjet intime te cilat ju mbledhin janë një pjese e rëndësishme e gardërobës tuaj ne këtë rast qe ndihmojnë për te treguar një siluete me te holle.

Takat e larta

Shume femra dëshirojnë te mbajnë veshur balerina apo këpucë te sheshta por jo te gjitha këpucët e sheshta ju shkojnë te gjithave. Këto këpucë nuk ju tregojnë me te holla për këtë do te ishte mire nëse do te preferonit këpucët me taka te holla apo ortopedike qofshin ne mënyrë qe te nxirrni ne pah siluetën tuaj.

Te theksoni belin

Pikat kritike për ato qe kane një siluete te kolme janë padyshim kofshët dhe fund shpina dhe pikërisht këto duhet te evitoni ti nxirrni ne pah duke tërhequr vëmendjen ne një zone tjetër te trupit si për shembull belin duke vendosur gjithmonë rrip ne mes.

SHKARKO APP