Kështu është kur drejton “Kërpërata e analfabetëve politikë”

Nga Nora Malaj *

Edhe një herë për ligjin për Rininë! Kështu është kur drejton “Kërpërata e analfabetëve politikë”

Mirë e paditur, por dhe e pasinqertë. Sot, teksa debati për ligjin e rinisë , është domosdoshmëri, pasi kriza më e madhe që po kalon vendi lidhet realisht me pamundësinë që të rinjtë ta shohin të ardhmen te ky vend , rishtazi institucion i Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sportit, mundohen me nje fjalorë të vakët, pa argumenta dhe me frymë populliste, jo me ekspertizë, të zezës i thonë të bardhe dhe gjizën e shesin për djathë!
Arsyeja është gjetkë.

Çfarë rreziku ju kanoset të gjithë organizatave të shoqërisë civile, rrjeteve dhe grupimeve rinore që punojmë gjatë gjithë kohës me dhe për të rinjtë?!

– Rreziku nr. 1: Projektligji i Rinisë vendos nën diktatin absolut të Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse të gjitha organizatat rinore (Neni 9, pika 2);Në cilin vend të BE ndodh kjo gjë ??? Si mund të ndodh që qeveria të ushtroj diktakt mbi organizatar rinore .
– Rreziku nr. 2: Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore duke u zgjedhur nga Kryetarët e Bashkive, vendosen nën kontrollin e plotë politik dhe të paprecedentë të tyre (Neni 10 pika 2);

– Rreziku nr. 3: Ajo që propozon ligji në Neni 13 është që Ministri i Arsimit, pa asnjë konsultim apo proces në vend, të zgjedhë një organizatë të vetme rinore (rrjet) për ta konsideruar si partner të drejtpërdrejtë të Qeverisë për çështje rinore. Nuk është aspak e qartë pse Qeveria ka nevojë për këtë, kur ky nen shkel disa parime thelbësore të të drejtave të njeriut, siç janë barazia, mosdiskriminimi, e drejta për t’u organizuar në shoqata .
Përgjigja evazive e drejtueses së institucionit , m’u duk si “Kërpërata e Analfabetëve Politikë” !
Teksa dëgjon përgjigjen kupton se përse të rinjtë po ikin masivisht nga ky vend dhe pse gjendja jonë sot është e pashpresë!
Ah , e ka fajin Kërpërata e Analfabetëve Politikë, që asgjë nuk do të bëjë për ketë vend ! Zot na ruaj me këta të Kërpërtës!

*Ish-deputete e LSI

SHKARKO APP