“Kështu i kemi edukuar”, Kumbaro thumbon fëmijët që përdorin prindërit për famë
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro foli për marrëdhënien me fëmijët e bashkëshortin në emisionin “Thumb On” në RTV Ora.
Moderatoret e pyetën përse fëmijët e saj janë të rezervuar ndaj mediave ndërkohë që ka të tjerë, të cilët e shfrytëzojnë famën e prindërve.
“Nuk ka pse publiku të ketë kuriozitet për jetën private të një politikani. Ne jemi ata që i kemi edukuar. Dhe fëmijët e mi apo të dikujt tjetër besoj që orientohen. Nuk mund ta lëmë në përgjegjësinë e fëmijëve këtë sepse do ishte mëkat i madh. Fëmijët e mi janë adult dhe kanë gjithë të drejtën e privatësisë së tyre. Ruajtja e privatësisë së familjes është në rradhë të parë vendim i tyre, sepse kështu i kemi edukuar”, u shpreh ish-ministrja Kumbaro.