Kikia: Elita komuniste u largua nga Blloku dhe u integrua në jetën shoqërore, askush nuk shkoi në burg

Për krimet e komunizmit askush nuk është dënuar.

Kështu është shprehur gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në Ora Neës.

Sipas Kikias, elita komuniste u integrua në shoqëri dhe një pjesë e tyre nuk dihet se ku janë, por askush prej tyre nuk ka bërë një ditë burg shprehet ai.

Kikia shton se shoqëria jonë nuk ishte në gjendje të që të ndëshkonte krimet e komunizmit, po ashtu nuk kemi reaguar edhe ndaj qeverive të tjera të korruptuara që na kanë qeverisur.

Mentor Kikia: Në vitin ‘95 u bënë disa gjyqe ku njerëz që kishin vrarë dhe internuar u dënuan me dënime qesharake se kishin shpërdoruar kafe dhe kishin ngrënë mish. Pra këta persona u dënuar se kishin ngrënë mirë ndërkohë që populli vuante. Elita komuniste thjeshtë u larguan nga Blloku dhe ata u integruan në jetën shoqërore. Drejtësia duhet të funksionojë. Në një vend që janë vrarë 7000 njerëz, askush nuk shkoi në burg. Ish-drejtuesit nuk dihet ku janë dhe askush nuk ka bërë një ditë burg. Nuk kemi pse gëzojmë sot që Nexhmije Hoxha vdiq. Ne duhet të vuajmë faktin që jemi një vend që nuk dimë të vëmë drejtësi. 

Shoqëria jonë nuk ishte në gjendje të ndëshkonte krimet e komunizmit, po ashtu është sjellë ndaj qeverive të korruptuara. Ne nuk reagojmë qoftë me votë, qoftë në rrugë, presim që të ikin vetë. Nga ’90-ta deri më tani thjeshtë kam numëruar qeveria, inshallah po ikën edhe kjo qeveri. 

Duke folur për krimin në politikë, Kikia u shpreh se dikur krimi paguante që politika t’i bënte favore, ndërsa sot krimi paguan që të futet në politikë.

Mentor Kikia: Sa demokratike është një parti sot, aq demokratike është edhe qeveria nesër. Fillimisht krimi paguante për ta paguante politikën, trajtohej si një i punësuar i politikës. Krimi bënte para dhe paguante politikën. Gradualisht njerëzit e krimit, filluar të rrisin pretendimet, dhe donin të futeshin në politikë. Krimi nuk paguan më politikën për të marrë favore, por paguan për tu futur vetë në politikë. Jemi i vetmi vend që bëmë një ligj për dekriminalizimin. Ata u futën në parlament. 

SHKARKO APP