“Kina bëri gabime serioze, pandemia është “shkatërruese” për Pekinin dhe gjendjen e tij në glob”

An undated colorized scanning electron micrograph of an apoptotic cell (green) heavily infected with SARS-COV-2 virus particles (purple), also known as novel coronavirus, the virus which causes COVID-19, isolated from a patient sample. NIAID Integrated Research Facility (IRF)/Handout via REUTERS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT ORG XMIT: TOR504

“Pandemia e Covid-19 erdhi fiks në kohën kur Lufta e Ftohtë II po fillonte midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës,” shkruante Niall Ferguson. Dhe pandemia tani po e intensifikon atë konflikt.

Në lidhje me fajësimin e Kinës për përhapjen e virusit, Donald Trump deklaroi këtë javë se: “Nëse është bërë me vetëdije atëherë duhet të ketë pasoja”. Kina është përgjigjur me teoritë e komplotit të stilit rus, duke fajësuar ushtarët amerikanë për shpërthimin. Por gjithsesi Kina e vuri infeksionin nën kontroll me shpejtësi të jashtëzakonshme – ndryshe nga disa demokraci të çorganizuara.

Tani po e nxjerr veten si një “shpëtimtare”, duke furnizuar botën me pajisje mjekësore dhe duke u përpjekur të futet në rolin ee udhëheqësit global, të lënë bosh nga Amerika e Trumpit.

Nuk jam i bindur që do të funksionojë. Ky është një nënvlerësim, shkruante Jamil Anderlini në FT. Pandemia është “shkatërruese” për Pekinin dhe gjendjen e tij në glob. Tashmë është vërtetuar se Partia Komuniste bëri shumë gabime serioze: duke lejuar miliona persona të largoheshin nga Wuhani pasi filloi shpërthimi, shtypjen e informacionit, përndjekjen e gazetarëve. Të gjitha këto po e shkatërrojnë legjitimitetin e partisë brenda dhe jashtë vendit.

Politikanët populistë në të gjithë botën po turren me tërbim ndaj Kinës dhe “tregjeve të lagështa” të saj. Edhe zyrtarët iranianë kanë kritikuar Pekinin. Shumë kombe po i ndërpresin furnizimet që merrnin nga Kina. Tokio ka bërë një plan prej 2.2 miliardë dollarësh për të ndihmuar firmat japoneze që t’i bëjnë ato furnizme vetë. Dhe përpjekjet e Kinës për ta prishur këtë me propagandë i janë kthyer në bumerang. Në të gjithë botën në zhvillim, ndjenja anti-kineze është “e shfrenuar”, shkruante Charles Dunst në Foreign Policy.

Në Indi, politikanët, edicionet e lajmeve dhe satiristët janë të gjithë “përqendruar me vëmendje” në rolin e Kinës në përhapjen e Covid-19.

Në Ganë, Kenia, Nigeri dhe Afrikën e Jugut, figura publike i kanë kërkuar Kinës lehtësimin e borxhit si kompensim. Edhe gjermanët janë të zemëruar, shkruante Oli Smith në Daily Express. Angela Merkel kritikoi Pekinin për mungesën e transparencës, dhe tabloidi Bild llogariti një faturë prej 130 miliardë £ për Kinën, për dëmet e koronavirusit.

Pjesa më e madhe e kësaj është thjesht skemë racizmi, shkruante Andrew Liu në The Guardian. Viruset, natyrisht, nuk i përkasin asnjë kombi ose etnie. Nëse shpërthimit duhet t’i gjejmë një fajtorë, me siguri është kapitalizmi global: tregtia dhe turizmi e përhapën atë në të gjithë botën.

Nick Timothy në The Daily Telegraph shkruante se, kjo krizë duhet të na kujtojë se Kina është “një shtet autokratik dhe shtypës, me vlera dhe interesa krejt të ndryshme nga tonat”. Gjatë dekadës së kaluar, ne kemi hyrë “të gjithë” në Republikën Popullore të Kinës, duke i lejuar asaj një rol kryesor në infrastrukturën globale, siç janë stacionet e energjisë bërthamore dhe rrjetet 5G.

“Pandemia, duhet të jetë një zile alarmi”.

/ Bota.al

SHKARKO APP