Kirurgjia/ Transformimi nga godina e vjetër, në spitalin me teknologji moderne

“Kirurgjia deri dje dhe kirurgjia sot e tutje”. Është kjo fjalia që i ka lidhur kryeministri Edi Rama fotografisë që tregon se si operohej më parë dhe se si janë kushtet në spitalin e ri modern të Kirurgjisë.

Investimi erdhi pas 90 vitesh, duke lënë pas godinën e vjetër në QSUT. “Kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor”, – deklaroi sot kryeministri Edi Rama në përurimin e spitalit të Kirurgjisë në QSUT.

Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri. 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë. Aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit. Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale. Laborator i nivelit të lartë teknologjik dhe 120 shtretër dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?