Kjo është “gjyshja e hekurt” që mposhti koronavirusin në Itali
Kjo është Armanda Bottini, gjyshja 81-vjeçare që ka mposhtur koronavirusin në Itali.
“Më në fund jam në shtëpi me të dashurit e mi, më kanë munguar aq shumë”, është shprehur e moshuara.
81 vjeçarja është kështu e moshuara e parë që shërohet plotësisht nga koronavirusi. Ajo mbërriti në shtëpi pasi prej një jave ishte e shtruar në spitalin San Matteo, në Pavia.
Armanada e cila ka jetuar në Borghetto Lodigiano që nga dhjetori, në një shtëpi të vogël ngjitur me banesën ku jetonte vajza e saj me burrin dhe nipin, papritmas u ndje e sëmurë ndërsa po qëndronte në tryezë me të afërmit. 81-vjeçarja humbi vetëdijen dhe kishte probleme me frymëmarrjen.
E moshuara vuante nga diabeti i tipit 2 dhe të afërmit të alarmuar e dërguan atë menjëherë në spital dhe rezultatet e analizave treguan se ajo ishte infektuar nga koronavirusi. Ndërsa pas një jave betejë, ajo tashmë ka arritur të shërohet plotësisht nga virusi i ri, i cili ka shkatuar mijëra të vdekur në të gjithë botën.
Mjekët e spitalit ku e moshuara luftoi për një javë me vdekjen e kanë cilësuar atë si “gjyshja e hekurt”. /abcnews.al