Klevi Pojana: Le ta bëjmë 25 majin ditën ku rrëzohet modeli i autokracisë

Fjala e  Nënkryetarit të LRI, Klevi Pojana në takimin me strukturat e LSI-së në njësinë 8 në Tiranë

LSI është forca e njerëzve të thjeshtë. Le ta bëjmë 25 Majin një ditë të shënuar, ku rrëzohet njëherë e përgjithmonë modeli i arrogancës, autokracisë dhe zhvatjes për ti lënë vendin një demokracie të drejtpërdejtë për njerëzit nga njerëzit.

Kurrë më një qeveri që shtyp dhe abuzon me anë të pushtetit.

Duhet të ndërtojmë një sistem të fortë që i zhbën liderët autoritar dhe qeveritë e korruptuara.
Endrra e shqiptarëve për ‘Shqipëri si e gjithë Europa’ kalon nëpërmjet një ekonomie të zhvilluar, arsimit cilësor, shëndetësi të përballueshme për të gjithë, drejtësi dinjitoze, rend e siguri dhe padiskutim nëpërmjet punësimit.

SHKARKO APP